Arkiva e lajmeve
                   

“YOUTH SPEAK FORUM” PËR HERË TË PARË NË SERBI

10. dhjetor 2015.

Organizata studentore AIESEC, ka grumbulluar sektorin korporativ dhe studentët nga e gjithë Serbia rreth temës së arsimimit joformal dhe sipërmarrësia.

„Youth Speak Forum” është projekt i është mbajtur gjatë nëntorit në pesë qytetet e Serbisë. E ka organizuar organizata studentor AIESEC me qëllim që t’i bashkoj liderët e suksseshëm të tanishëm, përfaqësuesit e sektorit korporativ dhe publik dhe studentët që të gjendet zgjidhje për pasivitetin e të rinjëve në Serbi.

Tema për këtë vit e „Youth Speak Forum-it”, ka qenë “Arsimimi joformal dhe sipërmarrësia” është krijuar si rezultat i përbashkët i anketës së Serbia Youth Voice  së kompanisë Coca Cola Helenik dhe GFK.

 „Youth Speak Forum” është mbajtur në Beograd, Nish, Novi Sad, Kragujevc dhe Klladovë, ndërsa kompanitë pjesëmarrëse ishin Coca Cola Helnik, Deleze Serbia, Merkator S, Biznis Ekselens Group, Artia Group, Air Serbi dhe Erste Bank, Mol Serbia, Alma Kvatro, dhe ligjëruesit e Milka Forca, Dragana Gjermanoviq, Ivan Stankoviq, Aleksandra Kosanoviq, Dragan Petroviq, Tatjana Ostojiq, Ivana Gjirkoviq, Sonja Dakiq dhe Ivan Qosiq.

 „Youth Speak Forum” ka shtyrë që 500 studenta të mendojnë për të ardhmën e tyre. A mendon ti për tënden? Nëse mendon rreth ardhmërisë tënde, AIESEC të ofron Global Talent, praktika falas jashtë vendit.

AIESEC është rrjet global i studentëve që zhvillon liderët potencial të rinj dhe ndikon pozitivisht në shoqëri. Me qasjen në 120 vende të botës, AISEC paraqet organizatën më të madhe të udhëhequr nga studentët e huaj. Me programet e veta të praktikës internacionale dhe me organizimin e projekteve edukative dhe shoqërore, AIESEC ofron të rinjëve mundësinë e vetme për zhvillim profesional dhe individual.

Për më shumë informacione http://aiesec.rs/ dhe https://www.facebook.com/AIESECserbia.

Burimi: AISEC dhe Trupi Koordinues