Arkiva e lajmeve
                   

“YOMCO” KA BLERË BUJTINËN E “ZAVARIVAÇ” NË PRESHEVË

24. gusht 2017.

Preshevë – Kompania “Jumko Trade” ka marrë në qira bujtinën në Preshevë, në pronësi të “Zavarivaçit” në Vrajë, i cili është në falimentim.

“Yomco Trade” është njëra ndër kompanitë e “Yomco”-s së Vrajës, ndërsa bujtinën në Preshevë e ka ble në çmim prej 8.000 euro në periudhën deri sa zgjatë falimentimi në “Zavarivaç”, përkatësisht deri sa nuk paraqitet blerësi i ri i kësaj firme.

Branisllav Popoviq, kryetar i Këshillit Mbikqyrës i “Yumco”-s, thotë se nga Agjensioni për Falimentim është kërkuar qira sepese është vlerësuar që egziston nevoja për shfrytëzimin e bujtinës në Preshevë, e cila është afër kufirit me Maqedoninë.

„Ky është një terminal që punon dhe dikur më herët “Zavarivaçi” këtu kishte bujtinën prej 11 dhomave. Tani janë vendosur rrugërrëfyesit dhe tabelat e reja, dhomat janë lyer, ndëra bujtina kryesisht është dedikuar për shoferët e kamionave, por mund ta shfrytëzojnë edhe qytetarët tjerë. Në të egziston restorani, ndodhet në hyrje të Preshevës, ndërsa një natë në këtë bujtinë është 1.000 dinar”, tha Popoviq.

“Yomko Trade” është formuar për nevojat e deponimit doganor të mallrave të kësaj kompanije, por edhe për mallrat e kompanive tjera.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues