Arkiva e lajmeve
                   

YMERI: PËR GJASHTË VITE NË KOMUNAT BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË MË SHUMË SE 60 TEKSTE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE

21. shkurt 2018.

Bujanoc – “Në gjashtë vitet e fundit për shkollat fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë siguruar më shumë se 60 tekste të reja shkollore”, ka deklaruar kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Shukri Ymeri, duke shtuar se përmes miratimit të Ministrisë së Arsimit tekstet shkollore i kanë siguruar nga Shqipëria apo janë përkthyer.

Ymeri tha për agjensionin Beta se në shkollat fillore mungojnë edhe rreth 40 tekste shkollore, si dhe faktin se është problem edhe më i madh me tekstet shkollore në shkollat e mesme, të cilat deri më tani i kanë marrë vetëm katër tekste të reja shkollore – për gjuhën dhe letërsinë shqipe nga viti i parë deri në vitin e katërt.

„Për shkollën fillore mungojnë tekstet shkollore për kulturë muzikore dhe figurative, si edhe tekstet për biologji, kimi dhe informatike për klasën e shtatë dhe tetë. Edhe më e vështirë është situata në shkollat e mesme, të cilat fare nuk kanë tekste shkollre. Ministria e Arsimit prej vitit 2012, ka dhënë miratim për vetëm katër tekste shkollore nga Tirana – për gjuhën dhe letërsinë shqipe”, tha Ymeri.

Sipas fjalëve të tij, tekstet shkollore vijnë nga Shqipëria, por ato në masë të madhe përshtaten me planin dhe programin mësimor të shkollave fillore në Republikën e Serbisë.

„Ka vështirësi në atë që plani dhe programi mësimor në Shqipëri është paraparë për shkollën fillore nëntëvjeçare, ndërsa shkolla fillore tek zgjat tetë vite”, tha Ymeri.

Imeri theksoi se “nxënësit dhe arsimtarët mund pa problem 100 përqind të punojnë sipas planprogramit mësimor të paraparë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë”.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues