Arkiva e lajmeve
                   

XHIPET E REJA PËR JUGUN E SERBISË

28. prill 2017.

Bujanoc, Preshevë – Japonia policisë serbe i ka donuar 11 xhipe dhe 3 furgona, ndërsa automjetet siç ka thënë ministri i punëve të brendshme të Nebojsha Stefanoviq, do t`i dërgohen policëve të cilët janë të shpërndarë në kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë, ku janë sfidat më të mëdha me emigrimet.

Vlera e përgjithshme e këtij donacioni të Japonisë për MPB-ës është 450.000 euro, ndërsa ministri Stefanoviq ka deklaruar se automjetet ngarkuese dhe furgonat përfaqësojnë forcim të rëndësishëm për policinë serbe.

„Jemi faleminderues Japonisë në secilën lloj përkrahje e cila ka rëndësi të madhe jo vetëm për ngritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve të Serbisë, por edhe rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave ditore të policëve”, tha ministri Stefanoviq.

Ambasadori i Japonisë në Serbisë Gjuqu Takahara ka pasur vetëm fjalë faleminderimi për mënyrën në të cilën Serbia e ka zgjedhur dhe bartë me rrjedhjen e madhe të emigrantëve.

„Vlerësojmë shumë trajtimin e përgjegjshëm dhe human të Qeverisë së Republikës së Serbisë gjatë përballjes së problemit të emigrantëve. Njëkohsisht, jemi të vetëdijshëm në faktin që Qeveria e Serbisë bartë një barrë të madhe. Për këtë Qeveria e Japonisë ofron përkrahje projekteve në mënyrë që kjo barrë të zvogëlohet”, tha Takahara.

Ai shtoi se tani policia në kufirin me Maqedoninë dhe Bullgarinë mund me këto automjete më shpejtë të qarkullojnë, ndërsa me furgonat mund t`i transportojnë emigrantët të cilëve iu është e nevojshëm mbrojtja dhe kujdesi.

Maqedonia dhe Bullgaria janë dy vende nga të cilat në Serbi kanë hyrë më shumë emigrant dhe pikërisht në vendet të cilat ndodhen në zonën kufitare, siç është Presheva dhe Bujanoci, Bosilegradi, Dimitrovgradi dhe Piroti, në të cilat ka më shumë emigrant në qendrat e pranimit.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordineus