Arkiva e lajmeve
                   

VULLIN DHE STANKOVIQ: PROBLEMIN E EMIGRANTËVE TA ZGJIDHIM SËBASHKU

27. gusht 2015.

Preshevë - Ministri për punë, punësim dhe çështje sociale Aleksandar Vullin ka deklaruar dje në Preshevë përgjat vizitës në Qendrën për pranimin e emigrantëve, dhe qendrës tjetër për pranim në Miratoc që problem i emigrantëve duhet patjetër të zgjidhet sëbashku me vendet e Ballakanit dhe shtetet e Uninonit Europian.

Ai ka potencuar se problem i emigrantëve po i godet në mënyrë të njejt edhe vendet anëtare të BE-së por edhe ato vende që nuk janë vende antare, prandaj edhe pa veprim të përbashkët nuk ka as zgjidhje të këtij problem.

“Kemi marr informata që shteti i Hungarisë dëshiroj të instaloj ushtrinë në kufirin me Sërbinë dhe ne vlersojm se kjo nuk është ide e mirë dhe nuk ofron zgjidhje të problemit. Edhe pse Sërbia nuk është vend anëtare e BE-së, ajo është pjesë ë këtij problem dhe për ate duhet të kemi qasje të përbashkët në mënyrë që prej fondeve të para anatarsimit të BE-së të marrim mjete konkrete për zgjidhje të problemit me emigrantët” ka thënë Vullin.

Ai ka përsëritur se Sërbisë i nevojiten mjete konkrete financiare si ndihm nga BE, sepse cdo dite ka me shume shpenzime për akomodimin dhe sigurimin e ushqimit për emigrantët.

 “Neve na duhet që BE në mënyrë direkte në buxhetin tonë të paguaj mjete të mjaftueshme në mënyrë që të mund të paguajm rrogat ekipeve mjeksore të cilët janë të angazhuara në mënyrë shtesë, si dhe të bëjmë sigurimin e derivative, ushqimit, të sigurojm transported he gjëra tjera të nevojshme. Po e ripërsëris që problemin duhet ta zgjidhim sëbashku” ka shtuar Vullin.

Sipas të dhënave të Kryqit të kuq, në dy ditët e fundit nëpër Qendrën për pranimin e emigrantëve në Preshevë kanë kaluar rreth 2.000 emigrant, ndërsa dje në mëngjes janë regjistruar rreth 400. Sipas vlersimit të ministrit dhe përfaqësuesit të kryqit të kuq, kjo shifër ishte e zakonshme  para valëve të mëdha të emigrantëve që arritën vikendin e kaluar.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq poashtu ka apeluar që ndihma nga bashkësia ndërkombëtare të arrij sa më parë në Sërbi.

 “Deri tani kemi pasur numër të madhë të vizitave dhe shumë premtime, por deri më tani gjithcka ka mbetur vetëm në premtime. Shpresojm që ato premtime më në fund të fillojn të realizohen dhe që do të marrim ndihmë në mënyrë që të mund të ofrojm trajtimin mjeksor, të sigurojmë ushqim dhe ujë për emigrantët@, ka thënë Stankoviq.

Ai ka vlersuar se ndihmë i nevojitet edhe pushtetit lokal në Preshevë, para së gjithash ndërmarrjes në sferën e komunalisë në këtë komunë e cila në ditë pastron me tone mbeturina, ndërsa nuk posedon numrin e nevojshëm të kamioneve.

Sekretari i Kryqit të kuq në Preshevë Ahmet Halimi ka thënë që ujë dhe ushqim për Qendrën e pranimit ka më së shumti edhe për dy deri në tri ditë dhe ka apeluar tek donatorët që të ndihmojne Kryqin e kuq.

Përndryshe, emigrantët të cilët presin në radhë për t’u pajisur me dokumente për vazhdimin e udhëtimit të tyre thonë që janë të kënaqur me tretmanin qe po i bëhet ne Sërbi.

“Është pak nxeht dhe po presim gjatë, por në Sërbi është shumë më mirë se në Maqedoni, sepse këtu marrim ujë dhe buk dhe mundemi të pushojmë për të vazhduar më vonë rrugën drejt BE-së”, ka deklaruar grupa e emingrantëve nga Sirija.

Përgjat vikendit të kaluar nëpër Qendrën e pranimit në Preshevë kanë kaluar rreth 7.000 emigrant.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues.