Arkiva e lajmeve
                   

VULIN NË PRESHEVË ME PËRFAQËSUESIT E UNHCR-SË

9. mars 2016.

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe çështje Sociale dhe Veterane, njëherit edhe kryetar i Grupit punues për zgjidhjen e problemit të përzier të rrjedhave emigruese, Alleksandar Vulin, ka theksuar  në Preshevë, se Serbia përshëndet bisedimet e Brukselit me të gjitha vendet të cilat janë të përfshira në rrugën e emigrantëve dhe në kërkrimin e zgjidhjes së krizës së refugjatëve.

Vulin sëbashaku me zëdhënësen e Komesarit të Lartë për Refugjatë të KB, Kelli Kllemens dhe shefin e Zyrës së UNHCR-së në Serbi, Hans Fridih Shoder, ka vizituar Qendrën e Përkohshme për Pranim të Emigrantëve në Preshevë.

Me këtë rast ministri ka theksuar se pret që deri në Samitin e ardhshëm të UE-së, të caktuar për 17 dhe 18 mars, të sillen masa konkrete të cilat do të rregullojnë pozitën e emigrantëve dhe gjithë vendeve në rutën e emigrantëve.

„Ne përshëndesim përparimin i cili është arritur sigurt, por ende presim se cilat janë ato mase konkrete dhe kjo është diçka që përsëri do të na duhet të na thotë Komisioni Europian dhe Turqia“, theksoi Vulin duke shtuar se Serbi do të sillet siç është sillur deri më tani.

Kllemens theksoi se Komesariati i KB për Refugjatë, nuk merrë pjesë në marrëveshjet në mes UE-së dhe Turqisë, dhe kështu nuk ka qasje në bisedime.

Zëdhënsja e Komesarit të Lartë për Refugjatë e KB, ka ardhur në Preshevë që të njihet me sfidat e pushtetit të Serbisë rreth çështjes së numrit të madh të refugjatëve dhe emigrantëve nga Afganistani, Siria, Iraku dhe pjesët tjera të botës të kapluara nga krizat e mëdha.

„Këtu jam me ministrin i cili demonstroi se sa pushteti në Serbi është i gatshëm dhe sa populli serb është sjellur mikpritës ndaj atyrëve të cilët kërkojnë shpëtim“, tha Kllenens duke shtuar se Qeveria e Serbisë do të  ketë përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare të cilat ajo i përfaqëson.

Vulin grave të punësuara në këtë qendër ua uroi festën – Ditën Ndërkombëtare të Grave, duke iu dhuruar lule, poashtu festën ia uroi edhe mysafires nga Amerika, duke i dhuruar dhuratë.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues