Arkiva e lajmeve
                   

VULIN NË GJENEVË PËR EMIGRANTËT

20. gusht 2015.

Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Piter Maurer, ka shprehur mirëkuptim dhe rrespekt të madh për gjithë këtë që po bënë Qeveria e Serbisë, kur janë në pyetje emigrantët, ka deklaruar ministri për punë, punësim dhe për çështje veterane dhe sociale, Alleksandër Vulin. Ai ka thënë se në takim me Manuerin është dakorduar që të punohet sëbashku në vlerësimet në të cilat na presin, në atë se çka do të ndodhë këtë dimër, sa njerëz më shumë do të vijnë dhe siç ka theksuar ai këto janë të dhëna që për Serbinë do të jenë të rëndësisë së veçantë. Siç deklaron Tanjugu dhe Ministria për Punë, Punësim dhe Çështje Veterane dhe Sociale, Vulini ka lutur kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit Kuq që të shfrytëzoj autoritetin e tij dhe të organizatës të cilën e udhëheq, që të paralajmroj bashkësinë ndërkombëtare se në Ballkan është duke ndodhë diçka që mund të kalojë në një katastrofë humanitare.

 “Veçanërisht, kur të ngritet muri hungarez dhe kur lëvizja e emigratëve të vështërisohet edhe më shumë. Jemi pajtuar që Serbia nuk është fajtore për këtë problem, mirëpo merret me pasojat e këtij problemi dhe se sillet mirë – ka thënë Vulin. Ai ka theksuar në vend të parë është që t’i tërheqet vëmendja bashkësisë ndërkombëtare se realisht çka po ndodhë me rrjedhën e emigrantëve në Serbi. Kryetari i Kryqit të Kuq të Serbisë, Dragan Radovanoviq, ka thënë se ky ishte vend i drejtë për bisedime, sepse siç ka theksuar ai Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq është faktori kryesor dhe kyçës në sferën humanitare ndërkombëtare, si dhe ndihma e kësaj organizate në këso situata serioze dhe kritike, siç është me emigrantët, është e rëndësisë së madhe.

 “Përveç që është mandat kryesor i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, qëndrimi dhe puna në zonat e konfliktit, ndërsa ato zona janë pikërisht zona në të cilat kemi numër më të madh të emigrantëve. Vlerësimet dhe pikëpamjet e tyre me të vërtet janë shumë të rëndësishme, në mënyrë që ne të mundemi që të orjentohemi dhe të bëjmë strategji për kohën e cila vjen”, ka thënë Radovanoviq.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues