Arkiva e lajmeve
                   

VULIN: EU DONATOR MË I MADH NË QENDRËN PËR PRANIM TË EMIGRANTËVE NË PRESHEVË

21. qershor 2017.

Preshevë – Ministri për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Aleksandar Vulin, ka thënë se në shënimin e dyvjetorit të punës së Qendrës së Emigrantëve në Preshevë se në këtë qendër “janë investuar më shumë se tri milionë euro nga donacioni dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka pasur ngarkes në buxhet gjatë krizës së emigrantëve”.

„Donatori më i madh ka qenë UE-ja, pastaj donatorët tanë bilateral, Japonia, Norvegjia, Korea, Rusia, SHBA-të, Britania e Madhe, ndërsa ndihma e madhe direkte ka ardhur edhe nga Gjermania, e cila përmes shumë projekteve ka investuar shumë në Preshevë dhe në tërë Serbinë”, tha Vulin.

Siç është kumtuar nga Ministria e Punës, Vulin ka treguar se në fillim qëllimi ka qenë për emigrantët të kujdesemi në mënurë që me zhvillimin e krizës të fillohet të punohet edhe në mbrojtjen e tyre ligjore dhe shëndetësore, në mënurë që të ata të ndihen me dinjitet në Serbi.

 „Ky vend përmes së cilës kanë kaluar një milion njerëz pa asnjë incident, duke iu faleminderuar gjitha shërbimeve dhe të gjitha ministrive dhe përkrahjes së madhe të të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Vulini shtoi se kjo nuk do të ishte  e mundur pa pjesëmarrjen e të gjithë pjesëtarëve të MPB-ës, Ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Burimi: RTV, N1 dhe Trupi Koordinues