Arkiva e lajmeve
                   

VULIN DHE AMBASADORI SKOT ME EMIGRANTËT NË PRESHEVË

11. mars 2016.

Preshevë – Ministri i punës, punësimit dhe çështjeve sociale dhe veterane, njëherit edhe kryetar i Grupit për zgjidhjen e problemit të rrjedhave të përziera emigruese, Alleksandar Vulin dhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kajll Skot, kanë vizituar Qendrën për Pranim të Emigrantëve në Preshevë.

Diplomati amerikan ka rikutuar se javën e kaluar ka vizituar Qendrën për Pranim në Shid, duke theksuar se kanë dallime të madha.
 

„Vështir është t`i shikoni këta njerëz të cilët nuk munden të shkojnë më tej dhe as mbrapa dhe të cilët nuk dijnë se çka të bëjnë”, tha Skot.

Ai ka lavdëruar qasjen e Qeverisë së Serbisë dhe bashkëpunimin me sektorin joqeveritar nga fillimi i krizës emigruese, beson që Unioni Europian ka bërë hap në drejtim të mirë dhe se sëshpejti do të gjindet zgjidhje për krizën emigruese.

 „Me vendimin e Sllovenisë dhe Kroacisë këta njerëz më nuk munden që ta vazhdojnë rrugën e tyre“, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se Qendra për Pranim në Preshevë është vendi ku emigrantët mund të marrin secilën lloj të ndihmave – prej akomodimit e deri tek informacionet.

Sa i përket situatës së sigurisë, Vulin ka thënë se ajo është në nivelin më të lartë dhe se është i njohur me situatën në Tabanoc, ku egziston tension në mes emigrantëve përshkak të frikës që nuk mund ta vazhdojnë rrugën e tyre.

 „Ne nuk mundemi që të ndikojmë në atë se çka ndodhë në territorin e Maqedonisë, mirëpo në vendin tonë do të zbatohet ligji i Republikës së Serbisë dhe të gjitha ligjet ndërkombëtare të cilat garantojnë shkallën e caktuar të të drejtave të njeriut për secilën qenie njerëzore në territorin e Republikës së Serbisë“, deklaroi Vulin.

Ai pohoi se ka pasur tentime të pa suksseshme të kalimit ilegal të kufirit dhe ka lavdëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme përshkak zgjidhjet së problemit me emigrantët “pa asnjë kompromis, por duke i kushtuar rëndësi dinjitetit të këtyre njerëzve”.

Vulin thotë se emigrantët në Preshevë, rreth 500 sa ka në Shid, nuk kanë kërkuar azil, për çka kanë lejën standarde prej 72 orëve me mundësinë e ofrimit dhe nisjes së procesit për fitimit të azilit, duke shtuar se qeveria në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare ofron mundësi emigrantëve që të kthehen në vendin e prejardhjes së tyre apo në vendin e parë nga të cilat kanë ardhur.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues