Arkiva e lajmeve
                   

VULIN: AKOMODIM I PËRKOHSHËM EDHE PËR 600 EMIGRANTË NË PRESHEVË

25. nëntor 2015.

Preshevë – Ministri për çështje Sociale, Alleksandar Vulin, ka lajmruar se në sallën e renovuar të ish Industrisë së Duhanit në Preshevë për një javë do të hapet hapësira e re ku 600 emigrantë do të mund të qëndrojnë edhe për disa ditë. Për emigrantët do të vendosen shtretrët, kabinat për tushë, toaletët dhe vija për ndarjen e shuajtjeve të nxehta.

Ministri Vulin pas vizitës në Qendrën për Pranimin  e Emigrantëve në Preshevë, deklaroi se deri tek zvogëlimi i numrit të emigrantëve në disa ditët e fundit ka ardhur përshkak të stuhive në detë në mes të Turqis dhe Greqisë, ku dhe janë ndërprerë linjat e anijeve.

„Numri i vogël i emigrantëve është pasoj e stuhisë treditore në Detin Mesdhe. Ne këtë pauz e shfrytëzojmë që qendrën sa më parë ta vendosim në funksion të plotë dhe pres që deri në fund të javës tjetër të kryhet kjo pjesë e parë dhe kështu kapacitetet tona të rriten në mënyrë të konsiderueshme”, tha Vulin.

Sipas fjalëve të tij në tërë vendin nuk ka më shumë se 1.000 emigrantë. Ai theksoi se Serbia zbaton masat të cilat i kanë vendosur tani disa vende tjera, siç janë Sllovenia dhe Kroacia, edhe në territorin e Serbisë nuk ka emigrant nga vendet të cilat nuk janë të përfshira nga lufta.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë, në tendat me nxemje kryesisht qëndrojnë familjet me fëmijë, ndërsa emigrantët tjerë pas regjistrimit vazhdojnë rrugën në drejtim të Shidit.

Kampi në Miratoc nëpër të cilin emigrantët hyjnë prej Maqedonisë në Serbi ka qenë plotësisht i zbrazët.

Burimi: RTS, N1, Blic dhe Trupi Koordinues