Arkiva e lajmeve
                   

VUCIQI NË MANASTIRIN PROHOR PCINJSKI:TË UA SIGUROJMË QËNDRIMIN NË BUJANOC, TA NISIM GUMOPLASTIKËN DHE BAJËN E BUJANOCIT

14. qershor 2021.

Bujanoc - Beograd - Në kremtimin e 950 vjetorit të manastirit të Shën Prohorit të Pcinjës,  kryetari i Serbisë  Aleksandar Vuçiq, u tha qytetarëve të mbledhur se ai do të punoj në sigurimin e mbijetesës së tyre në Bujanoc.

"Me forcën tuaj, me besimin tuaj, jam i bindur se Serbia do të bëhet më e fortë dita-ditës. Unë ju kërkoj të qëndroni në vatrat tuaja, të mbroni Pcinjën, të mbroni Jablanicën, të mbroni vendet tona të shenjta dhe ne do t'ju ndihmojmë në të gjitha mënyrat e mundshme ", tha Vuçiq.

Ai përsëriti premtimet e bëra pak më shumë se dy vjet më parë gjatë vizitës së tij në Bujanovac, rreth nisjes së Gumoplastikës dheBajës së Bujanocit.

Le të fillojnë përsëri fabrikat e  në zonën e Gumoplastikës në mënyrë që njerëzit të mund të punojnë. Ta bëjmë që Baja e Bujanocit të jetë një vend ku njerëzit nga e gjithë Serbia do të mblidhen përsëri. Që të rinjtë tanë të mund të gjejnë një punë këtu përsëri, të punojnë, të jetojnë dhe të shohin të ardhmen për veten dhe fëmijët e tyre ", tha Vuçiq.

Sipas tij, para Serbisë janë kohëra të vështira , ajo është e ekspozuar ndaj presioneve të forta nga jashtë dhe nga Kosova e Metohia, dhe njerëzit në Bujanovc e dinë shumë mirë me cilat probleme po përballet shteti.

"E dinë shumë mirë njerëzit besimtar këtu në Bujanovc, më mirë se kudo tjetër në Serbi. Por, pavarësisht nga të gjitha këto, unë ju premtoj se do të luftojmë për Serbinë, se nuk do të jemi nënshtrues të askujt, përveç shërbëtor të popullit tonë ”, thotë Vuçiq.

Ai falënderoi peshkopin Pahomije, siç tha ai, sepse pavarësisht nga fakti se ishte i ekspozuar ndaj fyerjeve dhe sulmeve, ai me zell,  dhe me dinjitet e mbrojti popullin tonë gjatë gjithë këtyre viteve dhe dekadave, në një nga zonat ku nuk është aspak e lehtë .

"Unë mund t'ju them juve, njerëz besnikë sërbë, sa herë që do të vija në Bujanoc, Vranjë, Preshevë, kudo në territorin e Epahrijes së Vranjës, Peshkopi Pahomije gjithmonë do të na kërkonte që t'ju ndihmojmë, në mënyrë që të merrni më shumë fabrika, në mënyrë që të merrni më shumë para. ", tha Vuçiq.

Peshkopi Pahomije i dha Presidentit të Serbisë Urdhrin e të Nderuarit Prohor Pcinjski sepse, ndër të tjera, ai ishte mbrojtësi i kremtimit të këtij jubileu të madh.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues