Arkiva e lajmeve
                   

VUÇIQI KA HAPUR HEKURUDHËN TEK LESKOCI

26. prill 2017.

Leskoc – Më shumë se 45 km të hekurudhës në pjesën prej Nishit deri në Preshvë është rikonstruktuar dhe tani siç është thënë në Leskoc, ndërsa makinistët tani mund që në vend të 50 km/h të vozisin edhe 120 km/h. Lëshimin e rrugës hekurudhore në punë kanë marrë pjesë kryeministri dhe kryetari i ardhshëm i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rikonstruktuimi i pjesës së hekurudhës në Koridorin 10 është ndërtuar në disa faza, ndërsa faza e fundit Vinarce-Gjorgjevë është kryer para disa ditëve edhe atë para afatit.

Punimet në rikonstruktuimin e disa pjesë hekurudhore në jugun e Serbisë ka filluar në vitin 2016, dhe për rikonstruktimin e tyre janë ndarë diçka më shumë se 30 milionë dollarë. Të gjitha punët i ka kryer firma e Hekurudhave Shtetërore Ruse.

Në kuadër të projektit është rikonstruktuimi i 11 kalimeve rrugore, prej të cilave katër janë qytetin e Leskocit, ndërsa për rregullimin e këtyre kalimeve janë harxhuar 400.000 dollarë.

Siç është theksuar në Leskoc, kjo është faza e parë e rikonstruktuimit të hekurudhës prej Nishit në drejtim të Preshevës çysh nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues