Arkiva e lajmeve
                   

VUÇIQ: MEDVEGJA DHE BANJA E SIJARINËS JANË SERBI, KANË QENË DHE DO TË JENË

1. mars 2019.

Medvegjë - Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq vizitoi Rrethin e Jabllanicës. Vuçiq tha se Medvegja dhe Banja e Sijarinës  do të mbeten Serbi dhe se shteti do të investojë fonde të konsiderueshme në këtë pjesë për të rregulluar këtë margaritar natyor dhe jo vetëm jugun e Serbisë.

"Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, më herët më tha diçka që është e mençur dhe absolutisht e vërtetë, se ne shumë më tepër se vetë shqiptarët po merremi me deklarata dhe budallallëqe të ndryshme që dëgjojmë nga politikanët e Prishtinës. Unë nuk jam një nga ata që merren me deklarata të tilla çdo ditë. Por kam ardhur sot këtu për të thënë, dhe unë do ta përsëris këtë edhe në Medvegjë, të mos keni dyshime për asgjë dhe për këdo, kështu që Medvegja është Serbi, Banja e Sijarinës është Serbi. Kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë Serbi", tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq tha se zgjidhja e problemeve, duke përfshirë Kosovën e Metohinë, është rezultati më i rëndësishëm, por që në ballafaqimin e sfidave ai ka një stil tjetër nga të tjerët - ai nuk i pëlqen të kërcënojë, të sulmojë, por vetëm shikon atë që shkruan në semafor.

"Njerëzit që jetojnë këtu, me origjinë nga Kosova dhe Metohija, iu them të mos brengosen se rezultati do të jenë në favor të Serbisë," tha Vuçiq.

Siç tha ai, ai nuk brengoset për përparimin ekonomik të Serbisë, por apetitet e individëve nga Prishtina. Ai theksoi se ne ishim përballur me udhëheqjen e iracionale të Prishtinës dhe se nuk dihet se çfarë mund të pritet prej tyre.

  "Qëllimi ynë është ta ruajmë paqen dhe stabilitetin", tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq gjithashtu vizitoi Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë, në rindërtimin e të cilës shteti investoi 41 milion dinarë dhe njoftoi mundësinë e ardhjes së investitorit të madh kinez në minierën Lece.

Burimi: 24 sata, RTS dhe Trupi Koordinues