Arkiva e lajmeve
                   

VUÇIQ DHE GUTERESH KANË VIZITUAR REFUGJATËT NË PRESHEVË

18. nëntor 2015.

Preshevë – Kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dje me Komesarin e Lartë për Refugjatë të KB-së, Antonio Guteresh, kanë vizituar qendrën e përkohshme për emigrantë në Preshevë, ku janë njoftuar me procedurën dhe kushtet në të cilat emigrantët qëndrojnë dhe ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshoj politikën e saj ndaj emigrantëve dhe nuk do t’i mbllokoj kufitë.

„Serbia do të pranoj dhe tregoj solidaritetin dhe humanizmin për të gjithë këta njerëz, dhe se do të flitet mirë për vendin tonë, mirëpo edhe ata njerëz do të flasin mirë për popullin tonë. Kjo një ditë do të na kthehet përmes dashurisë dhe rrespektit të tyre. Do të vazhdojmë që t’i pranojmë refugjatët, nuk do të ndërtojmë mure dhe kufij, por në kufi jemi duke zbatuar dhe do të zbatojmë kontrollimet kontradiverze në mënyrë që të sigurohet siguria e gjithë qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Vuçiq në Preshevë. 

Vuçiq ka deklaruar se qytetarët e Serbisë nuk duhet të brengosen përshkak të sulmeve terroriste, sepse shteti do të bëj gjithçka që të ndjeheni sigurtë dhe paralajmroi ushtrimin e përbashkët të forcave të armatosura serbe, i cili do të mbahet ditën e shtunë.

Kryeministri shtoi se Serbia ka fituar ndihmën e rëndësishme nga UNHCR-së, dhe se do të duhej që të arrijn edhe para shtesë nga Unioni Europian.

Komesari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkura, Antoni Guteresh, ka gjykuar të gjitha sulmet terroriste të cilat po ndodhin në tërë botën, por ka thënë se emigrantët nuk duhet t’i krahasojmë me terroristët.

Burimi: Tanjug, Politika, Blic dhe Trupi Koordinues