Arkiva e lajmeve
                   

Vranjë-31 mars 2010

31. mars 2010.

Vranjë- Ministresha e PIN-it, Verica Kalanoviq konsideron që shteti duhet të investoj më tepër në Serbinë jugore, mirëpo për këtë duhet një inisiativë më e madhe e pushteteve lokale.

Situata e përgjithshme ekonomike dhe sociale në Bujanoc, Preshevë dhe në komunat tjera të  Serbisë jugore është shumë e vështirë, madje  edhe dramatike, është përfunduar dje në Bujanoc në tribunën me titull ,,Zhvillimi ekonomik i Serbisë jugore dhe rëndësia e inisiativave lokale’’. Ministresha e Planit Investiv Nacional (PIN) Verica Kalanoviq theksoi se shteti i Serbisë jo vetëm përmes fondit të cilin e udhëheq ajo, investon në këtë pjesë të Serbisë sipas mundësive të sajë.

,,E vërtetë është se shteti duhet më  tepër të kujdeset për zhvillimin e njejtë, e kjo nënkupton investim më të madh në Serbinë jugore, mirëpo nga këto komuna duhet të kemi inisiativa më të mëdha nga ana e afaristëve dhe pushtetit lokal’’, shtoi ajo.

Ministresha Kalanoviq theksoi se përpos krizës ekonomike dhe mungesës së mjeteve, do të gjendet mundësia që edhe në PIN dhe në ministritë tjera të gjenden mjete për regjionet e prapambetura.

Përfaqësuesit e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa theksuan se në përgjithësi janë të kënaqur me PIN-in. ,,Bashkëpunimi ynë posaqërisht është përmirësuar  në vitet e fundit, kështuqë vitin e kaluar nga NIP-i kemi marrë mjete në një sumë prej 76 milionë dinarësh. Kjo është një gjë e mirë, mirëpo është një shumë e pamjaftueshme për përmirësimin e shumë padrejtësive ekonomike që u janë bërë këtijë regjioni në vitet e kaluara’’, theksoi Kamberi.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa theksoi se regjioni në të cilin papunësia arrinë një cifër prej 70% duhet që të ketë një trajtim tjetër nga ana e shtetit në krahasim me regjionet tjera.

,,Duke pasur parasyshë se si ka qenë më herët, më duhet të themë se jemi të kënaqur me 30 milionë dinarë që kemi marrë nga ana e NIP-it. Mirëpo, kjo ende është një shumë modeste për një komunë e cila tek tash ndërton infrastrukturën për një zhvillim më të shpejtë ekonomik’’, deklaroi Mustafa.

Tribunën ,,Zhvillimi ekonomik i Serbisë jugore dhe rëndësia e inisiativave lokale’’ e ka organizuar Qendra për demokraci dhe zhvillim të Serbisë jugore nga Leskoci.

Ministria për Planin Investiv Nacional ka paralajmëruar se Verica Kalanoviq sot në Jagodinë do të bisedojë me përfaqësuesit e 40 komunave më të pazhvilluara të Serbisë mbi vazhdimin e programit të NIP-it i cili ka filluar vitin e kaluar.