Arkiva e lajmeve
                   

VIZITA E NDIHMËSES SË MINISTRIT TË KUJDESIT FAMILJAR DHE DEMOGRAFISË NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

1. dhjetor 2021.

Medvegjë-Beograd Alleksandra Çamagiq, ndihmësja e ministrit në Ministrinë e kujdesit familjar dhe demografisë të Qeverisë së Republikës së Serbisë,  ka qëndruar në vizitë pune në komuën e Medvegjës.

Në takimin i cili është mbajtur në kabinetin e kryetarit të komunës ,dr Nebojsha Arsiq, është diskutuar për strukturën aktuale  demografike në territorin e komunës së Medvegjës, si dhe për ndryshimin e masave të politikave prenatale të  promovuara nga Minsitria për kujdesin familjar dhe demografinë.

Në konferencën për media, Alleksandra Çamagiq theksoi se çdo ndarje finanicare në komunat e vogla, është e rëndësisë të madhe për familjet ,aq edhe më e rëndësishme është edhe atmosfera e mbështetjes të çifteve të reja që të qëndrojnë në mjedisin lokal.

“Detyra jonë është që të vizitojmë të gjitha vetëqeverisjet lokale,dhe më pas të propozojmë nje serë masash  që në mënyrë të kordinuar, afatgjatë dhe në raport më  specifik të mjedisit ,duhet të japim rezultatin e pritur dhe dhe të kontribojmë në përmirësimin e fotografive të këqija në Serbi” tha Çamagiq.

Ajo shtoi që familjeve iu duhet mbështetja e të gjitha institucioneve, veçanërisht në kohën e pandemisë,kur është e ekspozuar në barrën e ruajtjes së shëndetit, si mendor ashtu edhe fizik.Mbështetja familjeve, siç theksoi , nuk është e nevojshmë gjithmonë financiare, sepse kujdesi për krijimin  e  familjes  nënkupton edhe krijimin e hapsirës së ambientit , pra për të ndihmuar  familjet  dhe të hapen vende të reja pune , renovimin e çerdheve,shkollave, ose  kujdesi për të moshuarit.

Burimet: Infocentarjug.rs, Trupi Koordinues