Arkiva e lajmeve
                   

VIZITA E MISIONIT TË EKSPERTEVE TË KOMISIONIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SËRBISË

25. mars 2015.

Me mbledhjen me përfaqësuesit e organeve shtetërore, të hënën me 23 mars, ka filluar vizita njëjavore e misionit të eksperteve të Komisionit Evropian në Republikën e Sërbisë, e cila i dedikohet pakicave nacionale.

Ky takim u dha mundësi institucioneve të Republikës së Sërbisë  që të preyentojn aktivitetet e tyre rreth avancimit të pozitës së pakicave në Sërbi. Sekretari shtetëror i Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokal Ivan Boshnjak ka thënë që Republika e Sërbisë ka marr masat e nevojshme të cilat mundësojn integrimin e pakicave nacionale duke e ruajtuar dhe kultivuar kulturën dhe traditat e tyre.

Ekspertët iu kanë faleminderuar përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe kanë deklaruar se është me rëndësi që të vazhdohet me realizimin e aktiviteteve në aplikimin e suazave ligjore kur bëhet fjalë për pakicat nacionale.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Mdvegjë, Zyrës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokale, Ministrisë së drejtësis, Ministrisë së arsimit dhe zhvillimit teknologjik, Ministrisë së kulturës dhe informimit, Administratës për bashkëpunim me kishat dhe bashkësitë fetare, Entit republikan për statistika, Zyrës për integrime evropiane dhe përfaqësuesit e avokatit të popullit. Ekipin i ekspertëve ishte i përbër nga profesori Rajner Hofman dhe Anastasija Krikli, dhe me ta kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të Unionit Evropian Jonalnda San Hose dhe Komisionit Evropian Dita Kudelova i Kloi Lorens Dinsdejl.

Ekipet e misionit të ekspertëve përgjat kësaj jave do të vizitojnë disa prej qyteteve dhe komunave në të cilat jetojnë pjestarët e pakicave nacionale dhe do të bisedojnë me përfaqësuesit e këshillave nacionale të pakicave, e pushteteve lokale, e Qeverisë krahinore si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.