Arkiva e lajmeve
                   

VIZITA E DELEGACIONIT TË OSBE-SË NË MEDVEGJË

25. shkurt 2022.

Medvegjë - Beograd - Ambasadori Jan Brathu, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, ishte në Medvegjë dhe u takua me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

Në takimin në zyrën e kryetarit të Organit të përkohshëm të Medvegjës, në kuadër të vizitës së rregullt, u bisedua për aktualitetin, gjendjen dhe hapat e mëtutjeshëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në Komunën e Medvegjës.

Në takim, përveç kryetarit Organit të Përkohshëm të Komunës së Medvegjës, Dragan Kulliq, morën pjesë edhe anëtarët tjerë: Nebojsha Arsiq, Goran Ivanoviq, Millan Stevanoviq, si dhe kryetarja e Administratës Komunale, Svetllana Todoroviq.

Burimi: Infocentarjug.rs, Trupi Koordinues