Arkiva e lajmeve
                   

Vizita e ambasadorit të Federatës Ruse, Aleksandër Konuzin, komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

4. shkurt 2009.

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandër Konuzin, vizitoi Sërbinë Jugore më 2 dhe 3 shkurt të vitit 2009. Vizita është organizuar në mbështetjen e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc  dhe Medvegjë. Gjatë vizitës së tijë, ambasadori konuzin është takuar me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale të këtyre tri komunave si dhe me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të cilët përfaqësohen në kuvendet komunale në komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Qëllimi ivizitës së ambasadorit Konuzin ishte njoftimi mbi situatën politike dhe ekonomike në Sërbinë Jugore.

Gjatë vizitës së Preshevës dhe Bujanocit, ambasadori Konuzin, nënkryetari i Trupit Koordinues Sima Gazikaloviq dhe drejtori i Trupit Koordinues Nenad Gjurgjeviq janë takuar me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Nadër Sadikun dhe Shaip Kamberin si dhe me kryetarët e kuvendeve komunale Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliun. Tema e bisedimeve me liderët e komunave si dhe me përfaqësuesit e partive politike serbe në këto komuna ka qenë domosdoshmëria e formimit të pushtetit lokal multietnik, pjesëmarrja e përfaqësuesve shqipëtarë në Trupin Koordinues, integrimi i shqipëtarëve në institucionet shtetërore si dhe përmirësimi i sistemit të arsimit në këto komuna. Gjatë takimit, kryetarët e komunave kan shprehur kënaqësi rreth vizitës së ambasadorit të Federatës Ruse. Është ardhë në përfundim se situata në Serbinë Jugore është stabile si dhe tash prioritet do të jetë realizimi i projekteve të filluara dhe fillimi i projekteve tjera zhvillimore. Kryetari i komunës së Preshevës, Nadër Sadiku, deklaroi se Trupi Koordinues ka investuar mjete të konsiderueshme në zhvillimin e komunave në Serbinë Jugore dhe potencoi që me ardhjen e Milan Markoviqit në postin e Kryetarit të Trupit Koordinues, presin një periudhë me aktivitete më të dendura’’.

Njëra ndër temat kryesore ka qenë edhe prapambetja ekonomike e komunave të Preshevës dhe Buanocit si dhe mundësia e zhvillimit ekonomik të këtyre dy komunave. Ambasadori Konuzin potencoi se potenciali më i madh i Sërbisë është eksporti i prodhimeve bujqësore në tregun Rus. ,,Tregu Rus është aq i madh, saqë sado që të exportohet nga Sërbia, prapëseprapë nuk mundë të mbulohen kërkesat për pemët dhe perimet nga Serbia. Qdo vit; importi Rus nga Sërbia rritet për 50% deklaroi Konuzin dhe ftoi përgjegjësit komunal që të kontaktojnë me Odën Ekonomike të Sërbisë në Beograd si dhe këshillin e afaristëve Ruso-Serb që të kyqen në këtë shkëmbim tregëtarë plasimin e prodhimeve të veta. Kur ekonomija lulëzon, të gjitha problemet më lehtë zgjidhen’’ potencoi në fund ambasadori Konuzin.