Arkiva e lajmeve
                   

Vizita dy ditore e praktikantëve në Novi Sad

9. mars 2012.

Dhjet praktikant e praktikante që janë pjesë e programit praktikës në institucionet e Republikës së Serbisë kanë qenë prej 28 deri në 29 shkurt në vizitë në Novi Sad. Në ditën e parë të vizitës ata folën me depertamentin provincial të punës, punësimin,dhe barazimin gjinorë.Në këtë institucion e panë se si autoritetet provinciale avancojne poziten e grave në shoqëri, më shumë në aspektin e punësimit dhe parandalimin e dhunes ne familje. Pas takimit pasoi vizita e qytetit e cila i mundesoi praktikantëve ta njohin Novi Sadin nga “këndvështrimi femërorë”. Ata shetitën ato pjesë të qytetit në formësimin e të cilave kan ndikuar gra të njohura.
 
Në orët e pasditës praktikantët u takuan me bursistët e trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të cilët studiojnë në universitetin e Novi Sadit. Në bisedën me kolegët kanë dëgjuar për vështërsitë e autoriteteve republikane të cila përmirëson arsimin e minoriteteve nga komunat multietnike në Serbinë jugore.

Ditën e ardhshme të vizitës praktikantët në bisedën me të punësuarit e departamentin të provincës për arsimi,administrat dhe bashkësitë nacionale patën  mundësinë për të mësuar më shumë rreth stimujve të arsimit të komuniteteve të pakicave, sidomos për projekte që mbështesin nxënësit romë të shkollave të meseme.
Takimi i fundit i praktikantëve ishte në zyrën e Avokatit të Popullit dhe folën për të drejtat e bashkësive nacionale dhe masat që marren për punën me grupet e margjinalizuara shoqërore, veçanërisht me fëmijët.

Vizita në Novi Sad ka ndikuar në përvojën e praktikantëve për të fituar përvoje të re dhe njohuri në fushën e mbrojtjes dhe të përmirësimin e pozites së grave, fëmijëve dhe pakicave në arsimimin e tyre. Duke punuar në organet shtetërore ata arrin përvojat e njohuritë e nevojshme të cilat më vonë do te jenë ne gjendje ti zbatojnë. Për ta janë organizuar trajnime të shumta për të zhvilluar aftësi të reja.Programin për praktikant e implementon Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave, administratë shtetrore dhe vetqeverisje locale me mbështetjen e Ambasadës Britanike.