Arkiva e lajmeve
                   

VIVIFY IDEAS – KONKURS PËR FINANSIM TË PROJEKTEVE TË CILËT KONTRIBOJN NË SHËNDETIN E FËMIJËVE

20. shtator 2019.

Vivify Ideas ka shpallur thirrje për propozime për financimin e projekteve që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve. Konkursi është i hapur deri më 14 tetor 2019. Nga ky konkurs do të ndahen 1.200.000 dinarë.

Vivify Ideas është një kompani me përgjegjësi shoqërore nga Novi Sad që nga viti 2013 është angazhuar me sukses në zhvillimin e softuerit. Një përqindje e caktuar e fitimit të përgjithshëm në baza mujore,  kompania investon në Fondin e saj social përmes të cilit ndihmon individët dhe organizatat të përmirësojnë shoqërinë dhe mjediset në të cilat jetojmë.

Mund të gjeni më shumë rreth kompanisë në https://www.vivifyideas.com/

Në konkurs mund të aplikojnë :

-Shoqatat e Qytetarëve

- Grupet informale

- Ndërrmarrjet

- Institucionet

- Të gjithë ata që kanë ide dhe janë në gjendje të përmirësojnë kushtet e jetesës në mjedisin ku ata jetojnë

- Njerëzit që kanë vullnet dhe ide për të bërë një ndryshim pozitiv me fqinjët dhe miqtë

Nëse në konkurs  është aprovuar  projekti i një grupi joformal, është e nevojshme të regjistrohet shoqata përpara grantit ose të krijoni një partneritet me shoqatën zyrtare, në llogarinë e të cilit fondet do të paguhen.

Qëllimi i përgjithshëm i konkursit është të përmirësojë shëndetin e fëmijëve.

Objektivat specifikë të konkursit janë:

-Arritja e barazisë së fëmijëve në lidhje me disponueshmërinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor

- Përmisimin e ushqyeshmërisë te fëmijët

-Të krijohen mjedise të sigurta, mbështetëse dhe jo të dhunshme për kujdesin ndaj fëmijëve

- Rritja e vetëdijes për shëndetin e fëmijëve dhe pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje shëndetësore

 

CKA WHFAR MBËSHTET

- Projektet e implementuara në territorin e Serbisë dhe të cilat kontribuojnë në arritjen e objektivave të konkursit;

- Projektet origjinale, interesante dhe të dobishme që inkurajojnë njerëzit e tjerë të përfshihen dhe të jenë anëtarë aktivë të mjedisit ku ata jetojnë;

- Projektet që rrjedhin dhe kanë ndikim në nevojat e komuniteteve lokale;

-Projektet që kanë një qëllim të qartë, fluks dhe kosto reale.

 

Projektet që do të miratohen duhet të përfundojnë midis nëntorit 2019 dhe qershorit 2020.

Rekomandohet që buxheti i përgjithshëm i kërkuar nga Vivify Ideas të mos kalojë 200,000 dinarë për projekt.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 14.10.2019. Komiteti do të përbëhet nga anëtarët e ekipit të Fondit Social dhe punonjës të Vivify Ideas. Vendimi i financimit do të merret deri më 15.10.2019.

Formulari i aplikimit është në dispozicion në https://forms.gle/7t1zSF75odzCrP7t7

Nëse keni ndonjë pyetje të mëtejshme, ju lutemi dërgoni me email social.fond@vivifyideas.com

Burimi: Youth.rs  dhe Trupi koordinues