Arkiva e lajmeve
                   

VITI I DYTË SHKOLLOR NË DEGËN E FAKULTETIT EKONOMIK NGA SUBOTICA NË BUJANOC

8. qershor 2012.

Bujanoc - Perfaqësuesit e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe fakulteti Ekonomik, maturantëve nga Bujanoci dhe Presheva, i paraqiten programin e fakultetit  dhe i ftuan ata të hyjnë në provimin pranues për vitin e ardhshëm akademik të fakultetit  në departamentin e Bujanoc.

„Fakulteti Ekonomik ka një program adekuat për të gjithë studentët, në degën e Bujanoc mësimi mbahet në gjuhën shqipe dhe serbe dhe për studentët që nuk flasin gjuhën serbe mirë është siguruar kursi i gjuhës serbe “tha pro-dekani i Fakultetit Ekonomik Aleksandar Grubor“.

Studentët mund të zgjedhin drejtimin e marketingut, në rast aplikimi kandidatët duhet të paraqesin dokumentet orgjinale ose fotokopjet të verifikuara  çertifikatën e lindjes, çertifikatat e shkollës dhe diplomën e shkollës së mesme. Pranimi ëshrë më 28 dhe 29 qershor në hapsirat e fakultetit në shtëpinë e kultures në Bujanoc, ndersa provimi pranues do të jetë më 4 korrik. Depertamenti i Fakultetit të Suboticës në Bujanov është hapur vitin e kaluar, dhe atëherë studimet i kanë regjistruar 69 student.