Arkiva e lajmeve
                   

VETURË E RE PËR NDIHMËN E PARË

24. tetor 2014.

Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Llonçar ka dorëzuar çelësat e 30 automjeteve për ndihmën e parë medicinale, drejtorëve të Entit të Qytetit për ndihmë të parë medicinale të Beogradit dhe shtëpive të shëndetit të 20 qyteteve në Serbi, e cili donacion arrin vlerën e më shumë se 1,5 milion euro.

Zllatibor Llonçar përveç 10 automjeteve për Ndihmën e Parë të Beogradit, autoambulancat i’u ka dorëzuar shërbimeve të ndihmës së parë të shtëpive të shëndetit në Qupri, Gorni Millanovc, Obranovc, Rum, Baçka Topoll, Srpska Cërnj, Bujanoc, Novi Pazar, Kurshumli, Vllasotinc, Krushevc dhe Arengjellovc.

Autoambulancat e donuara janë të pajisura me mjetet e nevojshme të cilat i përmbushin të gjitha standardet. Ministri Llonçar ka theksuar se në fillim të vitit të ardhshëm edhe 30 automjete do të jenë në gadishmëri shëndetësisë dhe shtoi se kjo do të jetë një ndihmë e madhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Automjetet janë siguruar duke i’u faleminderuar projektit të Ministrisë së Shëndetësisë “Ofrimi i shërbimeve të avansuara në nivelin lokal”- DILS, i cili finansohet me ndihmën e Bankës Botërore.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues