Arkiva e lajmeve
                   

VETQEVERISJET LOKALE NË TË ARDHMEN DO TË PËRCAKTOJNË ÇMIMIN EKONOMIK TË PROGRAMIT PARASHKOLLOR

14. nëntor 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Vetqeverisjet lokale në të ardhmen do të përcaktojnë çmimin ekonomik të programit parashkollor dhe lartësinë e pjesëmarrjes së tyre në harxhime, edhe atë në rang deri në 80 përqind prej çmimit ekonomik për një fëmijë, është përcaktuar me ndryshimet e Ligjit mbi Edukimin Parashkollor dhe Arsimim të cilin e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Serbisë.

Kjo zgjidhje është precizuar për arsye të pajtueshmërisë së Ligjit të ri të miratuar mbi Bazat e Sistemit të Arsimimit dhe Edukimit. Për pagesën obligative janë të përjashtuar fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët me të meta në zhvillim dhe invaliditet dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara materiale.

Me ndryshimet e Ligjit është mundësuar edhe që puna edukativo-arsimore në institucionet parashkollore të realizohet edhe në gjuhët e pakicave kombëtare, por në dygjuhësi.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues