Arkiva e lajmeve
                   

Veshtrim, 22.12.2008

22. dhjetor 2008.

Agjensioni i SHBA-ve per zhvillim nderkombetare (USAID) ka siguruar 20.000 dollare kompanise ,,Celiku'' nga Presheva, kompani e cila merret me prodhimin dhe instalimin e PVC-se dhe te zdrukthtarise se aluminit, ku eshte mundesur kompletimi dhe modernizimi i procesit te prodhimit te kesaj sipermarrje, ka njoftuar dje ky agjension. Te hollat jane siguruar nga Programi USAID-it per ekonomi te sigurte me qellim te sigurimit te pjeses se mjeteve te nevojshme per blerjen e kater makinave per kete sipermarrje, e cila do t'i mundesoje kesaj sipermarrje zhvillimin e kapaciteteve te prodhimit, perparimin e kualitetit te prodhimit si dhe pushtimit te tregut te ri, eshte thene ne mes te tjerash. Fillimi zyrtar i punes se prodhimit ne linjen e re do te behet te henen me 22 dhjetore ku do te marin pjese edhe perfaqesuesi i zyres se USAID-it per zhvillim regjional nga Vranja e njeherit edhe drejtor i programit USAID-it per ekonomi te sigurte Majkell Pillsberi. ,,Celiku'' eshte njeri nder tete fituesit e raundit te dyte te biznes planit me te mire te cilen USAID-i e ka filluar ne fillim te vitit per te hulumtuar sipermarrjet te cilat jane me te suksesshme dhe te cilat do te kene me teper sukses ne promovimin e ekonomise ne regjion.