Arkiva e lajmeve
                   

VERBIQ NË HAG NË TRUEZËN MBI ARSIMIMIN E PAKICAVE NACIONALE

21. prill 2016.

Beograd – Në ftesë të komesares së lartë të OSBE-së për pakica nacionale Astrid Tors, ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik Sërgjan Verbiq, morri pjesë në Hag në takimin me rastin e 20 vjetorit të Rekomandimeve të Hagës mbi të drejtat e pakicave kombëtare në arsim.

Ministri Verbiq në panelin diskutues foli për rolin e arsimit në ndërtimin e shoqërisë stabile multietnike.

Në takim është folur edhe për përshtatjen e reformave të arsimit në llojllojshmërive egzistuese etno-kulturore të vendeve europiane, si dhe mbi pajtueshmërinë e drejtave të pakicave në arsim të paraqitura në Rekomanimet e Hagës me llollojshmëritë aktuale.

Gjatë qëndrimit në Hag, ministri Verbiq ka pasur takim bilateral me komesaren e lartë Astrid Tors.

Në margjinat e konferencës, Zyra e Komesarit të Lartë të OSBE-së për pakica nacionale ka shfaqur premierën e filmit mbi themelimin e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Bujanocit, si dhe institucionet e para të arsimit të lartë ku fliten shumë gjuhë dhe ku mësojnë shumë nacionalitete.

Konferenca ka mbledhur përfaqësuesit e 180 qeverive, sektorit joqeveritar, ekspertët, arsimtarët dhe zyrtarët tjerë lokal dhe ndërkombëtar nga fusha e arsimit, preventimit të konfliktit dhe ndërtimit të paqes, të cilët kanë biseduar mbi sfidat në përshtatjen e sitstemeve shkollore të shoqërive të ndryshme etnike.

Burimi: Tanjug, RTS, Blic dhe Trupi Koordinues