Arkiva e lajmeve
                   

VENDOSET MBUROJA NË URËN TE BOZHINJECI

8. shtator 2022.

Bujanoc - Beograd - Puna për vendosjen e rrethojës mbrojtëse në urën që lidh fshatrat Levosoje dhe Bozhinjevc ka filluar dhe do të përfundojë deri në fund të javës, njoftojnë nga Bashkësia Lokale e Levosojës.

Sipas Nenad Trajkoviqit, kryetar i Këshillit komunal të Levosojës, ndihmë për vendosjen e rrethojës mbrojtëse kanë ofruar salduesit e këtyre fshatrave.

 “Përfitoj nga rasti të falënderoj bashkëqytetarët e mi salduesit, të cilët do të vendosin mbrojtësen  dhe do të sigurojnë kalimin mbi urë për fëmijët dhe këmbësorët pa asnjë shpërblim. Pres që punët të përfundojnë deri në fund të javës”, thotë Trajkoviq.

Ura mbi lumin Moravica që lidh fshatrat Levosoje dhe Bozhinjevc dhe të cilën fëmijët nga Bozhinjevac e kalojnë rrugës për në shkollë në Levosoje, ishte pa mbrojtëse nga njëra anë për disa muaj.

Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinus