Arkiva e lajmeve
                   

VENDOSET GURËTHEMELI NË ZONËN INDUSTRIALE NË PRESHEVË

10. maj 2018.

Preshevë - Sekretari shtetëror në Ministrinë e ekonomisë Dragan Stevanoviq dhe kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dje vendosën gurëthemelin për ndërtimin e infrastrukturës të plotë në zonën industriale në Preshevë.

Projekti me vlerë 28.8 milion dinarë financohet nga Ministria e Ekonomisë dhe komuna e Preshevës, nga të cilat pjesëmarrja e Ministrisë është 14,22 milion sipas një deklarate nga Ministria.

Projekti i përbashkët i ndërtimit të instalimeve infrastrukturore në zonën industriale me vlerë 12.5 milion dinarë kanë përfunduar në vitin 2016  dhe dje u shënua vazhdimi i investimeve në këtë zonë në Preshevë.

“Uji dhe energjia elektrike u sollën në këtë zonë dhe falë këtyre projekteve, Presheva së shpejti do të bëhet tërheqëse për investitorët, "tha Stevanoviq duke shtuar se Ministria në atë komunë do të rindërtojë shkollën fillore" Dituria ".

Shuma e këtij projekti është 32 milion dinarë,prej të cilëve ministria do të sigurojë më shum se 13milion dinarë.Ministria do të bashkfinancoje në dokumentacionin teknik për stacionin e transferimit të mbeturinave.

Gjitha këto projekte janë pjesë e politikës të qeveriës të Republikës së Sërbijës për tu marrë seriozisht me jugun e vendit.

Qëllimi ynë është që te gjitha komunat në Jugun e Sërbisë të jenë më atraktive për investitorët.Duam që të merremi me rritjen e ekonomiës,tha Stevanoviq.

Kryetari I Komunës Arifi tha se dita e djeshme për këtë komunë është ditë gëzimi,se projekti për ndërtimin  zonës industriale filloi 11 vite më parë.

“Për ne kjo dekadë sot mbaron…dhe tani realizojme nje perspektivë ekonomike për të rinjë”,tha Arifi.

“Mundemi të kritokojmë gjithqka,por duhet ta lavdërojmë ajo që është e mirë dhe që ndikon jetën e qytetarëvë tanë”.

Pas vendosjes së gurthemelit,ata vizituan fabrikën Solid e cila në vitet e ardhshme do të punsojë rreth 200 njerëz.

Fabrika është e hapur në sallën e  firmes në falimentim dhe rezultati është I përpjekjes së përbashkët të shtëtit dhe komunës.

Burimi: Tanjug, Beta dhe Trupi Koordinues