Arkiva e lajmeve
                   

VAZHDIMI I NDIHMËS PËR „SIMPO“

21. tetor 2016.

Vrajë – Objektet e prodhimit të “Simpo”-os në Vrajë dhe Bujanoc i ka vizituar Millutin Trivunac, sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Ugriçiq, ndihmësi i ministrit në këtë ministri, Sllagjana Vackoviq, drejtoreshë e Fondit për Zhvillim të Serbisë dhe Dejan Vukotiq, drejtori i Agjensionit për Sigurimin e Financimit të Eksportit.  

Pas vizitës, sekretari shtetëror Trivunac ka deklaruar se janë të impresionuar me atë se çfarë kanë parë, posaçërisht nëse mirret parasysh situtata në të cilën ishte “Simpo”.

“Qeverisë së Serbisë i ka mbetur shumë që situata të jetë sa më e mirë, sepse “Simpo”është njëri ndër subjektet më të rëndësishme ekonomike në jug të Serbisë. Qeveria, ministria dhe institucionet shtetërore përkatëse edhe më tej do t`i ndihmojë “Simpo”-os, para së gjithash përmes Fondit për Zhvillim dhe Asociacioni për Financimin e Eksportit”, deklaroi Trinuvac dhe faleminderoi për punën e bërë drejtoreshën dhe menaxhmentin e “Simpo”-os.

Ai paralajmroi edhe përfundimin e procesit të rekonstruktuimit të kompanisë së Vrajës.

“Shoqëritë e varura të cilat nuk kanë ngjajshmëri në veprimtarinë kryesore, siç është “Simpo Sveqe”, “Kondiva” dhe të tjera, do të shkojnë në procesin e privatizimit, në mënyrë që të financohet veprimtaria themelore.

Qëllimi ynë është që deri ën fund të viti financiarisht ta stabilizojmë firmën dhe t`i shlyejmë borxhet e mbetura ndaj punëtorëve. Qëllimi ynë është që të mbajmë numrin e tanishëm të punëtorëve, ndërsa kur është fjala për privatizimim, duhet të gjejmë partner të besuar dhe se momentalisht ka interesim”, tha Trivunac.

Drejtori general i “Simpo”-os, Sllagjan Disiq ka deklaruar se kompania ka shumë punë, pikërisht në pajisimin e hoteleve dhe hapësirave biznesore, si edhe blerës nga vendi dhe jashtë tij.

“Më e rëndësishme është që “Simpo” të funksionojë mirë, që t`i paguajmë pagat rregullisht dhe obligimet ndaj qeverisjel lokale dhe kompanive publike, sipas të cilës ndallojmë esencialisht nga firmat para një viti. Të punësuarit dhe qytetarët e Vrajës mund të jenë të sigurt që “Simpo” të rimëkëmbet dhe në mënyrë të suksseshme të funskionojë, posaçërisht nëse dihet se ajo bëhet përmes ndihmës së Qeverisë dhe ministrisë përkatëse. Ndihma e shtetit përbëhet nga kreditë e lira të cilat i kthejmë me kohë”, tha Disiq dhe theksoi se si “Simpo” përmes ndihmës së Agjensionit për Sigurimin e Eksportit i ka kthyer 16 milionë kredi bankave komerciale.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues