Arkiva e lajmeve
                   

VATLE I PARI PARALAJMROI NË FLUKSIN E AZILANTËVE TË RREJSHËM

24. maj 2011.

Në fillim të marsit të këtij viti, sekretari i shtetit të Belgjikës Melior Vatle me zyrtarin e komisionit Europian Zhan Luj de Brauer dhe ambasadorin e Belgjikës  Deniz de Hauvere kanë vizituar Bujanocin, ku me përfaqësuesit shqiptar nga Bujanoci dhe Presheva kanë biseduar për problemin e rritjes së numrit të qytetarëve nga jugu i Sërbis për azil në Belgjik.

Kryetarëve të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, Shaip Kamberit dhe Ragmi Mustafa, si dhe anëtarëve tjerë të administratës lokale, si dhe të vetmit deputet shqiptar në Kuvendin e Sërbis Riza Halimi, iu është thënë se ,,asnjëri nga  qytetarët të cilët pas liberalizimit të vizave kanë kërkuar azil në Belgjikë nuk mund të marrin azilin për arsye ekonomike ”.

Melkior Vatle ka thënë se ,,regjimi pa viza nuk nënkupton që qytetarët e Sërbis mund të fitojnë punë, shtëpi ose të holla në Belgjikë dhe se qytetarët që besojnë në premtimet e rrejshme të dikujt tjetër janë viktimat më të mëdhenjë, sepse askush nuk mund të marr azil në bazë të situatës ekonomike”.

„ Qysh nga kjo javë, më sigurt qysh nesër, do të niset autobusi i pare i cili do ti kthejë njerëzit që vullnetarisht kanë dashur të kthehen në Sërbi, sepse nuk kanë dhe nuk do të mund të marrin azil në Belgjikë. Ata nuk do të marrin kompenzim nga Qeveria Belge, duhet të kthehen ashtu siç kanë ardhur”, ka thënë Vatle.

Zyrtari i  Belgjikës ishte i pari që i paralajmroi drejtëpërdrejt qeverin në Sërbi dhe regjion që rrezikojnë heqjen e lehtësimit shengen nëse fluksi i azil kërkuesve të rrejshëm në bashkimin Europian vazhdon.