Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIMI NDËRKOMBËTAR “PLATINUM WOLF 17” ËSHTË REALIZUAR ME SUKSES

26. qershor 2017.

Bujanoc – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubisha Dikoviq, ambasadori i SHBA-së Kajll Skot dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Denis Kif, kanë marrë pjesë në ditën e të ftuarve të lartë në ushtrimin ndërkombëtar “Platium Wolf 17” në bazën “Jug” në Bujaoc.

Përveç pjesëtarve të Ushtrisë së Serbisë, në ushtrimin dhjetëditor “Platium Wolf 17”, kanë marrë pjesë edhe njësitë e forcave të armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Hungarisë, Maqedonisë, SHBA-së, Sllovenisë, Britanisë së Madhe dhe Malit të Zi.

Duke folur rreth ushtrimit, ministri Gjorgjeviq ka theksuar se baza “Jug” zhvillon dinamikë të caktuar përmes ndihmës së donacioneve të SHBA-së, si dhe progresi shihet prej vitit në vit.

„Kjo hapësirë do të marrë pamje krejtsisht tjetër dhe të jetë një poligon modern për manovrat e ushtrisë sonë, ndërsa edhe për monovrat ndërkombëtare si rasti i kësaj”, tha Gjorgjeviq.

Ai theksoi se në ushtrim kanë marrë pjesë 483 pjesëtarë nga tetë vende dhe Serbia, nga të cilat 99 prej tyre kanë përbërë përkrahjen logjistike.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të ushtrimit, Gjorgjeviq ka shprehur kënaqësi për atë se ka pasur mundësi që të shoh se çka kanë mësuar dhe aftësuar me forcat e përbashkëta gjatë dhjetë ditëve të kaluara, ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues