Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIA SERBE DHE AMERIKANE NË TRAJNIM TË PËRBASHKËT

25. prill 2017.

Bujanoc – Pjesëtarët e forcave inxhinjerike të Ushtrisë së Serbisë për operacione multietnike dhe inxhinjerët e Komandës Ushtarake Europiane me sukses kanë realizuar trajnimin e përbashkët në poligonin “Borovac” dhe poligonin për qitje “Vërtogosh”, qëllimi i të cilit është aftësimi i ushtarëve tanë me armët të cilët fitohen si donacion.

Në trajnim të trupave të paarmatosura kanë marrë pjesë 29 pjesëtarë ushtrisë serbe dhe 19 të ushtrisë amerikane me qëllim të aftësimit të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë për pjesëmarrej në misionet paqësore, por edhe trajnimet shtesë të armatës serbe me mjetet amerikane të cilët duhet të jenë lëndë e donacionit palës amerikane deri në fund të vitit 2017.

Domethënë, ushtria serbe do të fitoj 5 makina inxhinjerike dhe 2 mjete motorike vetëngarkuese.

Trajnimi i përbashkët paraqet vazhdimin e bashkëpunimit të njësive inxhinjerike të Ushtrisë së Serbisë dhe Batalionit Inxhinjerik të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjë që ka filluar gjatë vitit të kaluar dhe qëllimi i saj kryesor është avansimi i aftësive kryesore të forcave inxhinjerike dhe arritja e përvojave gjatë punës në mjedisin ushtarak ndërkombëtar.

Në maj të vitit 2017, është planifikuar vazhdimi i trajnimit të përbashkët, përkatësisht referimit të veprimeve të pjesëtarëve të forcave të deklaruara inxhinjerike të Ushtrisë së Serbisë dhe Republikës së Gjermanisë, ku është stacionuar batalioni inxhinjerik nga përbërja e Komandës Europiane Ushtarake të SHBA-së.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues