Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIA KA SHPËRNDARË NDIHMË NË STUBLLË

10. nëntor 2015.

Medvegjë Përfaqësuesit e Qendrës së Tretë për trajnim e Ushtrisë së Serbisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq nga Medvegja, kanë shpërndarë ushqim për pesë familjet e varfura në fshatin Stubëll të komunës së Medvegjës. Aksioni i shpërndarjes së ushqimit është realizuar në kuadër të projektit “Turshitë për të gjithë”.

Ndihma është ndarë duke faleminderuar sendeve vullnetare të personave ushtarak, të cilët kanë mbledhë 58,5 kilogram ushqim.

Qëllimi i projektit është ofrimi i ndihmës për familjet më të rrezikuara sociale me fëmijë të vegjël në fshatin Stubëll të komunës së Medvegjës.

Përpos pjestarëve të Qendrës së Tretë për trajnim të Ushtrisë së Serbisë, në aksion ka marrë pjesë edhe Kryqi i Kuq, i cili ka shpërnda ndihmë humanitare në gjësendet kryesore për pes familjet e rrezikuara sociale në fshat.

Projekti i ardhshëm i bashkëpunimit ushtarako-civil i Qendrës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë realizohet në fshatin Cërna Bara në komunën e Vllasotincës.

Burimi: Leskovaçke Vesti dhe Trupi Koordinues