Arkiva e lajmeve
                   

USHTRIA E SERBISË DHE GARDA NACIONALE E OHAJOS KANË RENOVUAR ÇERDHEN DHE SHKOLLËN E MUZIKËS

21. gusht 2015.

Pas dymbëdhjetë ditëve pune, rekonstruktuimi i ndërtesës së çerdhes për fëmijë “Gëzimi ynë“ dhe shkollës së muzikës në Bujanoc janë kthyer në funksion. Kontraktuesit e punëve – pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë gjithsje 40, sëbshaku me numrin e njejtë të kolegëve nga Garda Nacionale e Ohajos, kanë kryer „asistimin humanitar“.

 Mjetet prej 130.000 dollarëve, sa dhe ka kushtuar ky projekt, i ka ndarë komanda amerikane në Europë.

Në ceremoninë në Bujanoc, objektin e rekontrukturuar me prerjen e shiritit e kanë hapur ministri i mbrojtjes, Branisllav Gashiq, ambasadori i SHBA-së, Majkëll Kirbi dhe nikoqiri i komunës së Bujanocit kryetari Nagip Arifi.

Udhëheqësi i projektit oficeri i Gardës Nacionale të Ohajos, Endi Stiven, ka thënë se ky projekt edhe më shumë ka forcuar lidhjet në mes pjesëtarëve të dy ushtrive.

Ministri Gashiq ka kujtuar se angazhmani në Bujanoc është vetëm një pjesë e bashkëpunimit ushtarak të cilën Ushtria e Serbisë ka me Gardën e Ohajos prej gjithsej 132 të planifikuara për këtë vit.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues