Arkiva e lajmeve
                   

USHQIMI NGA JUGU NË PANAIRIN E BEOGRADIT

21. nëntor 2016.

Bujanoc – Me ndërmjetësimin e Odës Ekonomike së Leskocit, rreth dymbëdhjetë prodhues nga Rrethi i Pçinjës dhe Jabllanicës do të ekspozojnë prodhimet e veta në Panairin Tradicional të Ushqimit dhe Pijeve Popullore në Beograd.  

Kryetari Goran Joviq ka thënë se oda në mënyrë tradicionale të siguroj për partnerët e saj hapësirë në këtë panair.

„Kështu do të jetë edhe këtë vit, sepse jugu i Serbisë kur është në pyetje prodhimi i ushqimit dhe pijeve me të vërtet ka se çka të tregoj”, tha Joviq.

Për në panair janë paraqitur 414 ekspozues nga Serbia, Maqedonia, Greqia, Republika Sërpska dhe Indija, për më shumë se 2.000 prodhime.

Bashkëorganizator i këtij manifestimi është Oda Ekonomike e Serbisë, ndërsa sponsor Ministria e Bujqësisë dhe qyteti i Beogradit.

Panairi i ushqimit dhe pijeve popullore do të hapet të shtunën më 26 nëntor.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues