Arkiva e lajmeve
                   

USAID-I DHE RAS-I SHËNOJNË SUKSES NË AVANSIMIN E KONKURENCËS SË FIRMAVE NË JUG DHE JUGPERENDIM TË SERBISË

28. mars 2018.

Beograd – Agjensioni Zhvillore e Serbisë (RAS) dhe Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), sot solemnisht do të prezantoj rezultatet dhe shënoj realizimin e suksseshëm të Projektit për Zhvillim të Sektorit Privat (PSD), të cilin e kanë realizuar katër vitet e kaluara.

Projekti për Zhvillim të Sektorit Privat ka kushtuar 4 milionë dollar dhe ka qenë i dedikuar për forcimin e firmave të sektorit privat në 12 komuna e rrezikuara socialisht në territorin e Serbisë së jugut dhe jugperendimit: Vrajë, Leskoc, Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Rashkë, Sjenicë, Tutinë, Priboj, Prijepole dhe Novi Varosh.

Projekti ka siguruar shërbimet për 184 kompani të vogla dhe të mesme (MSP) dhe tetë shoqata dhe klastere biznesore, në aspektin e trajnimeve sipërmarrësore, mentorimit, ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për blerjen e pajisjeve, si edhe mundësisë së pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare tregtare.

Siç është paralajmruar, është planifikuar që të pranishmëve t`i paraqitet ambasadori i SHBA-së në Republikën e Serbisë, Kajl Skat, u.d i drejtorit të Agjensionit Zhvillimor të Serbisë, Radosh Gazdiq, drejtori i Sektorit për Planifikim dhe Zhvillim RAS, Ana Zhegerac, si edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Republikës së Serbisë.

Pas fjalimeve hyrëse, do të vazhdoj diskutimi në panle rreth rezultateve të projektit, në të cilin do të marrin pjesë agjensionet rajonale zhvillimore dhe përdoruesit e projektit.

Burimi: Vesti Online dhe Trupi Koordinues