Arkiva e lajmeve
                   

USAID-I DHE NARR KANË VAZHDUAR AFATIN PËR PARAQITJE DERI MË 6 QERSHOR NË PROGRAMIN E MBËSHTETJES PËR SIPËRMARRJET E TË RINJËVE DHE FEMRAVE

3. qershor 2014.

Përshkak të fakteqësive që ndodhën në vendin tonë, afati i paraqitjes për pjesëmarrje në Programin e trajnimit për fillimin e biznesit dhe ndarjes së mjeteve të pakthyeshme në fushat e sipërmarrjeve të të rinjëve dhe femrave, është vazdhuar deri më 6 Qershor 2014, është njoftuar në faqen e Agjensionit Kombëtar për Zhvillim Rajonal (NARR).

Programi realizohet në kuadër të projektit të mbështetjes së zhvillimit të sektorit publil në Serbinë  jugore dhe jugperendimore në vitin 2014, ndërsa e zbaton Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe NARR (Agjensioni Kombëtar për Zhvillim Rajonal) përmes agjensioneve të zhvillimit rajonal nga Uzhica, Kraleva, Leskoci dhe Novi Pazari.

Rikujtojmë se konkursi është shpallur në fillim të majit, ku mund të paraqiten të rinjët e moshës 18 deri 35 vjeçare dhe gratë nga Vranja, Leskoci, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Rashka, Novi Pazari, Sjenica, Tutini, Priboji, Prijepola dhe Novi Varoshi. Qëllimi kryesor i projektit është aftësimi i zhvillimit të sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjeve nga fusha e agrobiznesit, industrisë së lehtë dhe të tekstilit.

Projekti parasheh që 200 kandidatë të ndjekin trajnimin për fillim të biznesit, i cili përfshinë edhe përpilimin e biznis planeve, me të cilat do të garojnë për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme. Të drejtë për pjesëmarrje në këtë program në fazën e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për biznis planin më të mirë, kanë ata kandidatë të cilët me sukses kanë mbaruar trajnimin për fillim të biznesit dhe përpilimin e biznis planit.

Sipas realizimit të garës për biznis planin më të mirë, 32 planet e ranguara më të mira do të kualifikohen për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme. Kushti për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme është regjistrimi i biznesit në Agjenionit për Regjistrat e Biznesit (APR), i cili është në shumicë në pronësi të kandidatit dhe në përputhshmëri me procedurat e mbrojtjes së mjedisit jetësor në qoftë se nëse nuk e kanë të regjistruar veprimtarinë.

Mjetet e disponueshme të përgjithshme për  sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe në pronësi të grave dhe të rinjëve, arrin në 240.000 USD, me një mesatare prej 7.500 USD për klient, sipas kursit në dinarë të përcaktuar nga Banka Kombëtare e Serbisë. Mjetet e pakthyeshme do të jenë për sigurimin e paisjeve për realizimin e ideve punuese e cila do të shpërblehet në garë.

Të interesuarit kushtet e konkursit mund ti shohin në këtë faqe www.narr.gov.rs

Burimi: Eduka Plus dhe Trupi Koordinues