Arkiva e lajmeve
                   

USAID: FTESË PËR DORËZIMIN E LETRAVE TË INTERESIMIT PËR AVANSIMIN E ZHVILLIMIT NË SERBI TË UDHËHEQURA ME INOVACIONE (AFATI: 6 SHTATOR 2019)

16. gusht 2019.

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka ftuar organizatat e interesuara, qeveritë lokale dhe aktorët e tjerë nga Serbia që të përfshihen në një aktivitet të hapur bashkëpunues të quajtur "Zhvillimi i udhëhequr nga Inovacioni në Serbi".

Qëllimi i këtij aktiviteti është të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm për zhvillim të bazuar në inovacion dhe njohuri, si dhe të nxisë një kulturë që përfshin mundësi të reja të krijuara nga ndryshimet teknologjike, në mënyrë që të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike në Serbi.

Letrat mbi interesimin për të marrë pjesë në këtë aktivitet duhet të dërgohen në anglisht me email në arexhepi@usaid.gov dhe bbulatovic@usaid.gov më së voni deri më 6 shtator 2019.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë aktivitet dhe si të paraqisni letrën e interesimit është në dispozicion në https://www.fbo.gov/index?s=opportunity&mode=form&id=85dab582851b8add9d802c88a2e7994d&tab=core&_cview=1

Burimi: www.usaid.gov dhe Trupi Koordinues