Arkiva e lajmeve
                   

URIMI I ZORAN STANKOVIQIT PËR SHQIPRIM ARIFIN, KRYETARIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS

30. maj 2016.

Beograd – Preshevë – Në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Preshevës, Shqiprim Arifi, lideri i Alternativës për Ndryshim, është zgjedhur për kryetar të kësaj vetqeverisje lokale.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në emër të vet dhe të punësuarve, ka uruar Arifin për zgjedhjen e tij në pozitën e kryetarit, me dëshirë që në mënyrë korrekte të bashkëpunojnë dhe punojnë për të mirën e qytetarëve të komunës së Medvegjës.

 „Pres që të investojmë përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që të vazhdojmë me projektet e filluara dhe të fillojmë me aktivitetet e reja të cilat do të kontribuojnë kushteve të mira për jetën e të gjithë qytetarëve në Preshevë“, ka thënë Stankoviq.