Arkiva e lajmeve
                   

URIMI I ZORAN STANKOVIQIT PËR KRYETARIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT SHAIP KAMBERI

20. maj 2016.

Beograd – Bujanoc – Shaip Kamberi në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, është zgjedhur për kryetar të kësaj vetqeverisje lokale. Kamberi dje e morri detyrën nga kryetari i deritanishëm i komunës Nagip Arifi.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në emër të vet dhe të punësuarve në këtë Shërbim, uroi Kamberin në zgjedhjen për kryetar të komunës së Bujanocit, me dëshirë që sa më parë të vazhdoj me projektet dhe aktivitetet e filluara të rëndësisë prioritare për këtë vetqeverisje lokale.

„Pres që me përpjekjet dhe angazhimet e përbashkëta të kontribuojmë në jetën më të mirë të qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe shpresoj në një bashkëpunim korrekt dhe të ndërsjelltë“, tha Stankoviq.