Arkiva e lajmeve
                   

URIMI I ZORAN STANKOVIQIT KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES, ME RASTIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

1. shtator 2021.

Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit koordinues, i uroi të gjithë fëmijëve  që sot po shkojnë në shkollë, ja uroi vitin e ri shkollor me dëshirën që në cdo hap ti përcjell suksesi dhe lumturia. Ai u dërgoi urime të veçanta nxënësve të klasave të para të shkollave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Të dashur fëmijë, dua që ju të pranoni njohuri të reja me gëzime dhe gjatë shkollimit tju përcjellë një shëndet i mirë, fati  dhe të krijoni miqësi të reja gjatë shkollimit. Veçanërisht do të doja tju uroja një fillim të mbarë  nxënësëve të klasëve të para, sepse ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë, " theksoi Stankoviq.

Ai gjithashtu dërgoi urime me rastin e vitit të ri shkollor për të gjithë punonjësit arsimor dhe prindërit.

“Ju përgëzoj ju, që po punoni shumë për të ndërtuar kapitalin më të madh të shoqërisë, për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve tanë, ju uroj fillimin e vitit të ri mësimor , dhe ju uroj që me shëndet të mirë dhe me shumë sukses të realizoni procesin mësimor "shtoi Stankoviq.

Ashtu si vitet e kaluara, Trupi koordinues duke blerë çanta dhe pajisje shkollore, ndihmoi fatosat në të gjithë shkollat fillore  në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Për sigurimin e pajisjeve shkollore, për gjithsej 845 fatosa, Trupi koordinues nga buxheti ndau 2.250.000 dinarë.