Arkiva e lajmeve
                   

URGJENCA DHE MJEKIMI SHTËPIAK MORËN APARATE PËR PASTRIMIN E AJRIT, DONATOR QUMËSHTORJA RAZVITAK

4. tetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Mjekët dhe stafi mjekësor i shërbimit emergjent dhe të mjekimit shtëpiak të Shtëpi i Qendrës shëndetësore Bujanoc do të jenë më të mbrojtur nga infeksionet falë pajisjes së pastrimit të ajrit të dhuruar atyre nga qumështorja "Razvitak".

"Pajisja pastron ajrin nga viruset, bakteret, marimangat, pluhurin dhe e mban ajrin në një nivel të lartë pastërtie sepse e filtron atë deri në pesë herë në 60 minuta. Faleminderit qumshtorës Razvitak  për donacionin, tha Dr. Nebojsa Krstiq nga  urgjenca.

Ai shtoi se me ndihmën e kësaj pajisje, rreziku i infeksioneve tek punonjësit në shërbim zvogëlohet, sepse vetë pajisja mbledh të gjitha grimcat e dëmshme nga ajri përmes filtrit hepa.

Bulmeti "Razvitak" nga Bujanoci dhuroi dy pajisje për pastrimin e ajrit, shërbimit të  urgjencës dhe shërbimit të mjekimit shtëpiak.

Burimi:Bujanovacke dhe Trupi koordinues