Arkiva e lajmeve
                   

UNIVERSITETI KOMBËTAR ORGANIZON EDUKIMIN PËR ROMËT

1. nëntor 2019.

Bujanoc – Është nënshkruar në mjediset e Universitetit Kombëtar, kontrata për projektin e quajtur "Ndryshim për Romët" e cila përfshin trajnim dhe arsimim të të rriturve romë në komunat e Bujanocit dhe Vrajës.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e OJQ-ve "Ofer" nga Bujanoci, Kenan Rashitoviq dhe Qendra Kulturore Rome nga Vranjska Banja, Zvezdan Ramiq, me drejtorin e Universitetit Kombëtar të Vrajës, Gordana Dimitrijeviq.

Dimitijeviq tha me këtë rast se rreth 80 përqind e trajnimit përbëhet nga një pjesë praktike.

"Në vitet e mëparshme, kishte partnerë në dyshime se si njerëzit nga komuniteti romë do të silleshin dhe do të menaxhonin programet e tyre të trajnimit, por ata u treguan si punëtorë, njerëz të interesuar për atë se çka ju tregua. Ndonjëherë kemi paragjykime, por praktika tregon se duhet të punojmë për të ndryshuar vetëdijen e njerëzve, si në mesin e vetë romëve, ashtu edhe me punëdhënësit dhe në tërë komunitetin", tha drejtori i Universitetit Kombëtar.

Rasitoviq tha se organizata “Ofer” shpresonte se kontrata do të sigurojë trajnime të suksesshme për 26 shtetas romë që kishin aplikuar në konkurs.

"Shpresojmë që kandidatët në vazhdim do të përdorin njohuritë dhe aftësitë që ata fitojnë gjatë trajnimit për të siguruar punët e tyre dhe jetesën e tyre," tha Rashitoviq.

Trajnimi do të realizohet në Bujanoc dhe Vrajë me tëtë profesione të ndryshme.

çertifikatat të cilat do të ndahen në fund të trajnimit do të njihen në vend dhe jashtë vendit.

Burimi: Vranje Neës dhe Trupi Koordinues