Arkiva e lajmeve
                   

UJËRAT E ZEZA NGA MINIERA “LECE” JANË DERDHUR NË JABLLANICË

25. janar 2016.

Medvegjë – Pjesa e ujrave të zeza nga flotacioni i minierës “Lece” në Medvegjë janë derdhur në lumin Jabllanica, kur është lëshuar stomi me gjatësi prej pesë metrave i cili ndodhet aty.

Ekipet kompetente të komunës së Medvegjës, sëbashku me punëtorët e minierës në mënyrë emergjente kanë reaguar duke tërhequr dheun dhe rruga është përforcuar.

Kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsiq ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik nga katastrofa më e madhe ekologjike.

Janë marrë monstrat e ujit nga Jabllanica, ndërsa rezultatet e analizës priten të dalin ditëve në vijim.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues