Arkiva e lajmeve
                   

UDHËTIMI ME KAPSULËN HAPSINORE, IDEA MË E MIRË ARTISTIKE

20. tetor 2014.

Leskoc – Idea për krijimin dhe marrjen me qira të kapsulës hapsinore, e cila simulon përjetimin e udhëtimit në Hënë, ka fituar vendin e parë në garën rajonale të nxënësve të shkollave të mesme në aftësitë sipërmarrëse “Sfida e Biznesit”.

Në garën “Sfida e Biznesit”, i cili u mbajt në Leskoc, kanë marrë pjesë 110 nxënës nga 21 shkolla të mesme nga Aleksinca, Knjazhevci, Kurshumlia, Leskoci, Medvegja, Nishi, Piroti, Prokupla, Vllasotinca, Vuçja dhe Zajeçari. Fitorën e rrëmbyen ekpi me nxënësit e Gjimnazit të Kurshumlisë, shkollës së mesme “S.K Toza” në Vuçje, Shkolla juridike dhe e biznesit në Nish dhe Shkolla Turistiko-hotelerike në Leskoc . Ata janë autorët e projektit “Kapsula e Nënës”. 

Vendin e dytë e morri ekipi me projektin “5D Cinema”, ndërsa vendin e tretë kompania virtuale e nxënësve „Arsh-Out“.  

 „Qëllimi i kësaj gareje ka qenë që nxënësve t’i ofrohet përvojë njëditore, e cila i ka mundësuar të përdorin potencialet e tyre, të mësojnë se si punohet në ekipe me njerëz të panjohur dhe t’i zhvillojnë aftësitë prezentuese, si dhe si të krijojnë biznis plan“, ka deklaruar Darko Radiçanin, drejtori egzekutiv i organizatës „Të arriturat e të rinjëve në Serbi“.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues