Arkiva e lajmeve
                   

U DORËZUAN CELSAT PËR VETURAT E NDIHMËS SË SHPEJTË

30. mars 2015.

Beograd - Ministri i shëndetësisë Zlatibor Loncar dorëzoi sot celësat për 34 automjete të specializuara për shërbimet e ndihmës urgjente medicinale , përfaqësuesve të 24 shtëpive të shëndetit dhe institutit të qytetit për ndihmë urgjente medicinale në Beograd.

Automjetet e ambulancës u ndanë në institutin e qytetit për ndihmë të shpejtë medicinale Beogradit (10 automjete) dhe sherbimeve të ndihmës së shpejtë në 14 qytete -Qupri,Milanovc i epërm,Vrbas,Pozhegë ,Pribojë,Petrovc,Mlavë,Lazarevc,Senti,Sombor,Ubu,Obrenovc,Rumi,Backa Topolë,Bujanoc,Novi Pazarë,Kurshumli,Vlasotincë,Krushevc,Arangjelovc,Uzhicë ,Topolë,Kralevë,Smederevë dhe Kocelevi.

Loncari pas dorëzimit të celsave ,tha se automjetet janë të paisura me standardet më të reja botërore,dhe për këtë arsye duhet të jenë sa më parë në vendet e duhura përkatëse ,përkatësisht për ndihmë të njerëzve të cilëve u nëvoitet ndihma.

,,Dëshirojmë që këto automjete  të ndihmojnë që niveli i shërbimeve shëndetësorë të jetë edhe më i mirë,sepse qytetarët tonë e meritpojnë këtë '',theksoi Loncari.

Shefi i zyres së bankës botërore në Serbi Toni Verheijen tha se dorëzimi i automjeteve është pjesë e përpjekjes qe shtëpitë e shëndetit dhe qendrat shëndetësorë ti përmirsojnë shërbimet .

Ai tha se shumë automjete nga qendra shëndetësore të ndryshme ishin dëmtuar në vërshimet të cilat i ndodhen Sërbisë vitin e kaluar,dhe se ato më  nuk ishin funksionale.

Verheijen ishte shumë i kënaqur që banka botërore mundësoi blerjen e automjeteve ,të cilat janë të paisura me të gjitha standardet evropiane ,dhe dha shumë shpresa se do të vazhdojë bashkpunimi i mirë mes vbankës dhe  Ministrinë e shëndetit.

Miniatria e shendetësisë është në shënjestër te përparimit të kualitetit shëndetësor ,me ndihmën financiare të bankës botërore ,siguroi gjithsej 64 automjete për ndihmën e shpejtë shëndetësore ,te paisura me të gjitha mjetet shëndetësotre,me vlerë prej 3,4 milion euro.

Kjo blerje u realizua brenda projektit '' Ofrimi i shërbimeve të avancuara në nivel lokal''(DILS)

Në tetor të vitit të kaluar u ndanë 30 automjete ,dhe për pesë muaj përdorim ,në të gjithë vendin,ekipet e ndihmës së shpejtë me këto automjete kanë bartur rreth 11.000 pacientë dhe kanë kaluar më shumë se 450.000 kilometra.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues