Arkiva e lajmeve
                   

TURNEU I VITIT TË RI NË FUTBOLL TË VOGËL BU CUP 2015

9. dhjetor 2015.

Bujanoc – Edhe këtë vit Zyra për të Rinj në Bujanoc, në bashkëpunim me Qendrën Sportive “Rinia”, organizon turneun në futboll të vogël BU CUP 2015.

Turneu është prej 15 deri 30 dhjetor, ndërsa afati i fundit për paraqitje është një ditë para fillimit të garës, kur do të tërhiqet shorti në hapësirat e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, duke filluar prej orës 18. Një ekip duhet të përbëhet prej 10 lojtarëve, sipas sistemit 4+1 (katër lojtar në fushë dhe një portjer). Mund të luajnë vetëm ata të cilë i paraqet kapiteni i ekpit në formualarin e veçantë.

Numri i ekpive është i kufizuar, ndërsa pagesa për një ekip është 8.000 dinarë. Organizatori paralajmron çmimet, ndërsa ekipet e interesuara mund të paraqiten çdo ditë deri më 14 dhjetor, prej ora 8 deri më 15, në hapësirat e Zyrës për të Rinj apo në Qendrën Sportive “Mladost”. Organizatorët thonë se ekipi konsiderohet si pjesëmarrës vetëm kur ta paguaj shumën e caktuar.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues