Arkiva e lajmeve
                   

TRYEZË E RRUMBULLAKËT RRETH NDRYSHIMEVE DHE PLOTËSIME TË LIGJIT MBI KËSHILLAT NACIONAL TË PAKICAVE KOMBËTARE

6. dhjetor 2017.

Bujanoc – Në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, dje është mbajtur tryezë e rrumbullakët në të cilën përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare dhe rom kanë biseduar mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi Këshillat Nacional të Pakicave Kombëtare në Serbi.

Mbledhja konsultative është organizuar në kuadër të konsultimeve publikë, të cilat kanë filluar në fund të muajit të kaluar në Novi Sad në organizimin e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, ndërsa në përkrahje të Misionit të OSBE-së në Serbi.

Në tekstin e punës të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit mbi Këshillat Naciona të Pakicave Kombëtare është paraparë që anëtari i këshillave nacional të mos jet anëtar i partive politike, as funksioner, person i emëruar apo udhëheqës në organin e administratës shtetërore dhe krahinor, përkatësisht vetqeverisjes loakle, të cilat në kuadër të obligimeve të yre vendosin rreth çështjeve të punës së këshillave nacional (KN).

Në takim është theksuar se këto ndryshimeve të propozuara për qëllim të parandalimit të politizimit me masë të amdhe të “formave institucionale të realizimit të drejtave kolektive të pakicave nacionale në vetqeverisje në fushat e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, të cilat me ligj i besohen autorizime të caktuara publike që të marrin pjesë në vendimmarrje apo pavarsisht të vendosin rreth disa çështjeve nga kjo fushë.”

Sipas vlerësimit të profesorit Vlladimir Gjuriq, diskutimi në tryezën e rrumbullakët në Bujanoc ka qenë shumë konstruktiv. Ai tha se ende ka kohë të mjaftueshmë për përpilimin e ligjit “sipas masës së pakicave nacionale”.

Përveç Ivana Antiq, ndihmëeses së ministrit të administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale edhe Ivan Boshnjak, sekretarit shtetëror në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale në takim kanë marrë pjesë edhe Gjakomo Bosisio, shefi i zyrës së Misionit të OSBE-së në Bujanoc dhe Rahim Salihi, shefi i kabintetit të kryetarit të komunës së Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues