Arkiva e lajmeve
                   

TRYEZË E RRUMBULLAKËT NË QENDRËN MEDIALE NË BEOGRAT RRETH NEVOJAVE TË TË RINJËVE NË KOMUNAT PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

31. korrik 2017.

Beograd – Shoqata e Qytetarëve “Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë” nga Leskoci ka organizuar tryezë të rrumbullakët në temën rreth nevojave kulturore të të rinjëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Projektin e financojnë UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës dhe Serbisë, përmes programit të Progresit Europian. Në tryezën e rrumbullakët morrën pjesë përfaqësuesit e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministrisë së arsimit, programit të Progresit Europian, vetqeverisjes lokale dhe sektorit civil, ndërsa moderatore ka qenë gazetarja Lilana Stojanoviq.

Duke folur rreth nostrifikimit të diplomave, rreth të cilës ka pasur shumë fjalë, ai tha se në territorin e Kosovës dhe Metohisë nuk pranohen diplomat e marra në pjesën tjetër të Serbisë, si edhe të kundërtën. Sipas tij, në përputhje me udhëzimet e përpiluara në kuadër të dijalogut në mes Beogradit dhe Prishtinës, njohja e diplomave është kushtëzuar me formimin e trupit ndërmjetësues.

Stankoviq tha se duke vizituar shkollat mund të shihet se ka shumë fëmijë të talentuar për shumë fusha kulturore.

Sipas Stankoviqit, në mediat mund të gjenden edhe informacione të cilat nuk i përshtaten të së vërtetes, siç janë shkrimet që nuk mund të hysh në Tërnoc të Madh, edhe pse “njerëzit atje funksionojnë pa pengesa”.

„Tërnoci i Madh ka dy klube futbollistike të cilat garojnë në njërën nga ligat me klubin ushtarak dhe gjithnjë deri më tani në këtë vend ka pasur tifozellëk korekt”, tha Stankoviq.

Stankoviq theksoi se Trupi Koordinues në Bujanoc është përpjekur që t`i organizoj Ditët e Bekim Femiut dhe ka siguruar filmat në gjuhën shqipe. Ai tha se është vështirë që të bisedohet rreth kulturës kur dikush nga Shtëpia e Kulturës në Bujanoc largon SHKA “Kolo” dhe të gjitha veshjet dhe pajisjet të cilat i kanë pasur.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi, tha se nga buxheti i komuës ndihmohen shumë organizata joqeveritare në këtë komunë, por mungojnë disa të cilat do të ishin marrë kryesisht me nevojat e të rinjëve. Sipas fjalëve të ti, organizatat joqeveritare do të duhen që më shumë të tregojnë guxim dhe të konkurojnë për mjete në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar.

Ndihmësi i kryetarit të komunës së Bujanocit, Boban Pavloviq, tha se problemi më i madh për të rinjët në këto komuna është papunësia dhe se qëllimi kryesor është se si t`i mbajmë ata, sepse gjendemi në një situatë të madhe të emigrimit ekonomik.

Shefi i Zyrës për të Rinj në Preshevë Mentor Zejnullahu, tha se probleme janë edhe pengesat gjuhësore, duke theksuar se shqiptarët e rinj në Preshevë nuk e dijnë gjuhën serbe, edhe pse shumë prej tyre kanë dëshirë që ta msojnë atë. Sipas fjalëve të rij, egziston dëshira për punë të përbashkët vullnetare, si nga ana e shqiptarëve ashtu edhe nga ana e serbëve dhe romëve.

Përfaqësuesi i të rinjëve nga komuna e Bujajocit, Rahim Kosumi, gjithashtu shprehu problemin e papunësisë të të rinjëve, duke thënë se kur ka ndonjë ngjarje kulturore të gjithë janë të pranishëm –serbët, shqiptarët, romët.

Marko Vujaçiq tha se përmes aktiviteteve të Progresit Europian, menaxher i të cilit është edhe vet, arrihet aktiviteti sipërmarrës dhe vetëpunësimi për qëllim të zvogëlimit të papunësisë. Duke folur rreth programit për kulturë, ai tha se janë të nevojshëm objektet dhe pajisjet e reja që aktivistëve kulturor t`i ofrohet mundësia që të avansohen.

Burimi: Beta, FoNet dhe Trupi Koordinues