Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES NDANË BURSA PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

28. shtator 2018.

Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme nga territori i këtyre komunave është njëra ndër aktivitetet më të rëndësishme të Shërbimit të Trupit Koordinues, me të cilën ndihmohen dhe inkurajohen të rinjët nga këto komuna, zhvillimi i tyre i avansimit dhe arsimimit, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.

Ai theksoi se edhe këtë vit sikur edhe dhjetë viteve të kaluara nxënësit e shkollave të mesme nga këto komuna do të marrin bursa nën kushtin që t`i përbushin kushtet e konkursit.

„Kushtet e konkursit janë të qarta, është e nevojshme që kandidatët gjatë shkollimit të kaluar të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm, shumë të mirë dhe gjithashtu të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor“, sqaroi Stankoviq duke shtuar se gjithashtu është  e nevojshme që nxënësit të kenë vendbanim në këto tri komuna.  

Kryetari i Trupit Koordinues tha se nxënësit të cilët vetëm se kanë ndonjë bursë tjetër nuk mund ta fitojnë këtë, ndërsa po nëse e fitojnë bursën e Shërbimit të Trupit Koordinues dhe ndërkohë fitojnë ndonjë bursë tjetër janë të obliguar që të heqin ndorë prej njerës.

„Nuk është gjë e vogël që gati një dekadë Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë në buxhetin e tij ndanë mjetë për bursa për nxënësit e shkollave të mesme. Çdo muaj të viti shkollor rreth 300 bursistë marrin nga gjashtë mijë dinarë, një vlerë bukur e mirë. Me këtë tregohet kujdesi i shtetit për të rinjët nga këto komuna, të cilët me dituritë e tyre dhe arsimimin kontribuojnë në zhvillimin e këtij territori“, tha Stankoviq.

Shërbimi i Trupit Koordinues në përputhje me buxhetin ka në disponim mjete për 300 bursa dhe sipas kuotave komunës së Bujanocit i takojnë 40 %, gjegjësisht 120 bursa, Preshevës 39%, gjegjësisht 117, dhe Medvegjës 21%, gjegjësisht 63 bursa.

Burimi: Trupi Koordinues